Kalo te përmbajtja

Tregu

Sekreti i suksesit të Alfred Pezës në real estate: Nuk do të kisha këtë arritje nëse…

25 tetor 2026 · Përditësuar 25 tetor 2026

Sekreti i suksesit të Alfred Pezës në real estate: Nuk do të kisha këtë arritje nëse…
Sekreti i suksesit të Alfred Pezës në real estate: Nuk do të kisha këtë arritje nëse… — Pjaca Media

Gazetari Alfred Peza u intervistua për herë të parë nga të ftuarit e tij në podcastin “Pjaca”, Afrim Hasa dhe Gjon Marku, ku foli për hyrjen e tij në industrinë e pasurive të paluajtshme dhe rëndësinë e eksperiencës mediatike në ndërtimin e një biznesi të ri.

Peza tha se përvoja e gjatë në media, njohjet dhe besueshmëria publike kanë qenë elementet kryesore që ka përshtatur në fushën e marketingut imobiliar.

“Unë nuk do të kisha asnjë sukses në real estate nëse nuk do të kisha eksperiencën 30-vjeçare në media, të cilën e kam konvertuar në pjesën e marketingut përmes pranisë sime në të gjitha rrjetet sociale, në këtë podcast dhe kështu me radhë”, u shpreh Peza.

Ai theksoi se përpara se të hynte në këtë industri, kishte arritur të përshkonte disa nga nivelet më të rëndësishme të karrierës së tij në gazetari dhe drejtim, ndaj kërkonte një mënyrë për ta kthyer përvojën e fituar në një vlerë të re profesionale.

“Mora tre elementë thelbësorë të gjithë kësaj karriere, që janë informacioni, network-u, njohjet që ti i ke dhe besueshmëria publike, patjetër. Dhe duke i bërë këto të treja bashkë, i futa si vlerë në real estate”, tha ai.

Sipas Pezës, prania në rrjetet sociale është një mjet i rëndësishëm për profesionistët e pasurive të paluajtshme, pasi u mundëson të krijojnë marrëdhënie me klientët, të fitojnë besimin e tyre dhe të ndërtojnë mundësi të reja biznesi.

Nga ky episod

Duke kërkuar pronë në Shqipëri?

Gjej prona

Artikuj të tjerë