Tregu
"10 KOKRRA VEZË NËPËR TULLA"/ Gjon Marku tregon historinë e pazakontë nga një shtëpi në shitje: Ishte magji
27 tetor 2026 · Përditësuar 27 tetor 2026

Në podcastin “Pjaca” të drejtuar nga Alfred Peza, Gjon Marku ka rrëfyer një episod të pazakontë nga puna me pronat, kur në një shtëpi të nxjerrë në shitje u gjetën 10 kokrra vezë të vendosura mes tullave.
Gjatë bisedës Marku tregoi se vezët mund të kishin qëndruar aty për rreth tre muaj dhe ishin prishur. Sipas rrëfimit të tij, ato u hoqën nga vendi ku ishin vendosur, ndërsa situata u shoqërua me diskutime dhe humor në studio.
“Po, 10 kokrra vezë kishin vendosur nëpër tulla. Ja kishin vendosur magji. Pula bën vezën këtu lart. Po ishin tre muaj ndoshta aty, ishin prishur vezët. Po flasim, domethënë, nga ana e këtyre thonë që është magji izraelite. Dikush i vë ato vezë me dorë, a kupton? Ne morëm, i thyem të gjitha…”


