Kalo te përmbajtja

Tregu

KUSH PO E BLEN SHQIPËRINË? 561 milionë euro për prona, nga kapitali i huaj

27 tetor 2026 · Përditësuar 27 tetor 2026

KUSH PO E BLEN SHQIPËRINË? 561 milionë euro për prona, nga kapitali i huaj
KUSH PO E BLEN SHQIPËRINË? 561 milionë euro për prona, nga kapitali i huaj — Pjaca Media

Një në katër banesa në Shqipëri është blerë nga shtetas jorezidentë në gjysmën e dytë të vitit 2025. Sipas shpjegimit të Alfred Pezës në një video të publikuar në rrjetet sociale, mbi gjysma e këtyre blerësve vijnë nga vendet e Bashkimit Europian, kryesisht nga Italia, Polonia, Çekia dhe vende të tjera.

Tirana mbetet një nga destinacionet kryesore për blerjet e pronave, si për banim, ashtu edhe për investim. Ndërsa në zonat bregdetare, veçanërisht në Durrës, Vlorë dhe Sarandë, interesimi lidhet kryesisht me shtëpitë e pushimit dhe qiradhënien afatgjatë.

Gjatë vitit 2025, sipas shifrave të përmendura nga Peza, në Shqipëri kanë hyrë 561 milionë euro për blerjen e pasurive të paluajtshme.

Sipas analizës së tij, ky interes tregon se tregu shqiptar i pronave po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e kapitalit të huaj. Peza e konsideron këtë një mundësi shtesë për pronarët shqiptarë, të cilët mund të përfitojnë nga zgjerimi i rrethit të blerësve potencialë.

Duke kërkuar pronë në Shqipëri?

Gjej prona

Artikuj të tjerë