Kalo te përmbajtja

Tregu

ÇFARË DO NDODHË ME PRONAT PAS INTEGRIMIT NË BE? Fatjon Hysenbelliu: Do ketë rritje me 30–40%

19 tetor 2026 · Përditësuar 19 tetor 2026

ÇFARË DO NDODHË ME PRONAT PAS INTEGRIMIT NË BE? Fatjon Hysenbelliu: Do ketë rritje me 30–40%
ÇFARË DO NDODHË ME PRONAT PAS INTEGRIMIT NË BE? Fatjon Hysenbelliu: Do ketë rritje me 30–40% — Pjaca Media

I ftuar në podcastin e kësaj të hëne, “Pjaca” në Radar Media dhe Pjaca Media i drejtuar nga gazetari Alfred Peza, ishte Fatjon Hysenbelliu CEO i Future Home, ai foli për ecurinë e tregut imobiliar në Shqipëri. Sipas tij, integrimi në Bashkimin Europian mund të ndikojë në rritjen e mëtejshme të vlerës së pronave.

“Futja në Bashkimin Europian do të bëjë një kapërcim, ndoshta jo dyfishim, por rreth 30–40% prapë. Rritje do të ketë gjithmonë, me pozicionin strategjik që ka vendi ynë, me potencialin dhe me mënyrën se si po ecin politikat e vendit.

Besoj te kjo gjë për shumë arsye. Së pari, mënyra se si ne bëjmë bashkimin e tregjeve jep një siguri më të madhe për investitorët në Bashkimin Europian, që ta shohin Shqipërinë me një sy akoma më të besueshëm. Ka shumë komponentë që mund ta bëjnë Shqipërinë një trampolinë shumë të mirë për të kaluar në një tjetër standard dhe për të sjellë një rivlerësim të rëndësishëm të vlerës së pronës.”

Nga ky episod

Duke kërkuar pronë në Shqipëri?

Gjej prona

Artikuj të tjerë