Tregu
AGJENTËT PO RRISIN ÇMIMET E PRONAVE? Fatjon Hysenbelliu zbulon të VËRTETËN
21 tetor 2026 · Përditësuar 21 tetor 2026

Në podcastin e të hënës, “Pjaca”, në Media Radar dhe Pjaca Media, Fatjon Hysenbelliu foli për rolin e agjentëve imobiliarë në treg dhe perceptimin se ata ndikojnë në rritjen e çmimeve. Sipas tij, agjenti ndërmjetëson mes palëve, ndërsa vendimi për çmimin i takon pronarit të asetit.
“Në fund të ditës, unë si ndërmjetës jam aty në mes, sepse nuk kam as paratë, as pronën. Unë jam ai që përcjell mesazhet e të dyja palëve dhe, në fund të ditës, çmimet nuk i rrisin agjentët. Këto i rrisin gjithmonë ata që kanë asetin. Ai që ka asetin është ai që vendos çmimin.
Patjetër, unë mund të bëj oponencën time, mund të jap mendimin tim profesional, por në fund të ditës, pa vendimin e pronarit, nuk e mbyll transaksionin. Ti nuk mund të vendosësh çmimin e pronës së tjetrit. Unë mund të jap vlerësimin tim, mund të orientoj palët, por është pronari ai që vendos nëse do ta shesë apo jo pronën dhe me çfarë çmimi.”


