Kalo te përmbajtja

Tregu

“100 MIJË EURO DO I INVESTOJA NË PASKUQAN”/ CEO i Future Home, Fatjon Hysenbelliu zbulon ARSYET

21 tetor 2026 · Përditësuar 21 tetor 2026

“100 MIJË EURO DO I INVESTOJA NË PASKUQAN”/ CEO i Future Home, Fatjon Hysenbelliu zbulon ARSYET
“100 MIJË EURO DO I INVESTOJA NË PASKUQAN”/ CEO i Future Home, Fatjon Hysenbelliu zbulon ARSYET — Pjaca Media

Paskuqani është një nga zonat që Fatjon Hysenbelliu vlerëson në Pjaca Podcast, se ka perspektivë të jashtëzakonshme për investime në pasuri të paluajtshme

I pyetur se ku do ta këshillonte të investonte një person me 100 mijë euro, Hysenbelliu përmend zonat me perspektivë, duke veçuar Paskuqanin.

“Ke 100 mijë euro ose dikush të kërkon një këshillë ku do të investojë sot, përsëri në aset, në zona si Paskuqani, zona të cilat kanë një perspektivë të jashtëzakonshme për shkak edhe të unazës”, thotë ai.

Sipas tij, përveç unazës, rëndësi kanë edhe zgjatimi i bulevardit dhe zhvillimi i infrastrukturës, ndërsa përmend potencialin që sheh në Tiranë, Durrës dhe Rivierë.

Duke folur konkretisht për Paskuqanin, Hysenbelliu e cilëson atë si një nga zonat më të nënvlerësuara të kryeqytetit.

“Për mua zona më e nënvlerësuar është Paskuqani. Do shkojë në një tjetër standard”, shprehet ai.

Ai e sheh bulevardin e ri si një faktor të rëndësishëm për zhvillimin e zonës dhe përmend edhe potencialin e Liqenit të Paskuqanit, duke e krahasuar me një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës.

Nga ky episod

Duke kërkuar pronë në Shqipëri?

Gjej prona

Artikuj të tjerë