Kalo te përmbajtja
Të gjitha episodet
TreguPodcast

Nga Shqipëria në Amerikë: Historia e suksesshme në botën e Real Estate. Çfarë qëndron pas mbi 2.000 transaksioneve dhe një karriere me mbi gjysmë miliardi dollarë në shitje pronash?

Episodi 21 · I ftuar: Kris Maranda / Maranda Real Estate Group · Autor: Alfred Peza

Në episodin e 21-të të Pjaca Podcast, Alfred Peza bisedon me Kris Marandën, themelues dhe partner drejtues i Maranda Real Estate Group, për rrugëtimin nga Shqipëria në tregun amerikan, kontratat e para dhe punën pas marrëveshjeve të mëdha. Nga përvoja në teknologji te negocimi dhe marrëdhënia me klientin, Maranda shpjegon çfarë e dallon një profesionist të suksesshëm dhe pse motivimi, pa disiplinë e vazhdimësi, nuk mjafton. Biseda ndalet edhe te investimet e shqiptarëve të Amerikës, prania e Christie’s International Real Estate në Shqipëri dhe interesi ndërkombëtar për pronat luksoze. Një pronë e prezantuar me vlerë rreth 17 milionë dollarë në Palasë hap diskutimin mbi çmimin, cilësinë dhe atë që kërkon blerësi ndërkombëtar. Në fund, këndvështrimi i tij për Tiranën, bregdetin dhe standardet që i duhen tregut shqiptar.

Hape në YouTube